Fasada e ndërtesës (pjesa solide) është e izoluar me lesh guri me trashësi 100 mm dhe dendësi 75 kg/ m3 e mbuluar me pllaka procelani dhe me panele HPL mbi nënkonstruksion të aluminiumit: FASADE E VENTILUAR. Të gjitha materialet jan A1 kategori Jo të ndezshme sipas EN ISO 1182 Rw = 65 dB.
Dritaret në tërë kompleksin janë pa parapet. Dritaret janë nga profilet PVC, me profil 82 mm me 3 dihktungje, me xham të jashtëm të laminuar 3.3.1, LOW-E soft-coat e me mbushje gaz Argon dhe me roleta Veneciane të (Fshehura në fasadë). Rw = 41 dB.
Muret në mes njësive banesore do të jenë mure dy shtresore (Bllok arxhile 12cm + 5cm lesh mineral + 12 cm bllok arxhile) të përfunduara me silenciator. Rw= 56 Db. Muret brenda njësisë banesore do të jenë me bllok të arxhilës me trashsi 12 cm. Rw= 47 Db
Pllaka qeramike si dhe sanitaria do të jenë të përzgjedhuara në “FORTESA HOME” nga prodhuesi me renome botërore “GROHE”, me mundësi përzgjedhje individuale.
Koncepti i vendparkingjeve dhe depove për nevojat e njësive banesore është zhvilluar me një nivel nëntokësor
Ashensorët janë me dimensione të kabinës 2100 x 1200 [mm] dhe me shpejtësi prej 1.0m/s (bazuar në analizat e trafikut dhe kohen e pritjes prej max 45 sec. dhe të izoluar për zhurmë në anët e nevojshme. Rw = 59 dB
Sa i përket ujit sanitar dhe teknik, ujë do të ket 24/7, sa i përket ujit të pijshëm mvarsisht nga furnizimi prej ujësjellësit regjional “Prishtina”.
Kompleksi SAFARI është projektuar dhe do të implementohet që të jet në pajtueshmeri të plotë me rregullore teknike për mbrojtje nga zjarri dhe me Sub-Strukturim adresibil deri në nivelin e Katit - dmth: Centralla e zjarrit e identifikon dhe lajmëron katin ku ka ndodhë zjarri eventual dhe adresimi i intervenimit është më i shpejt. Po ashtu, hidrantët do të jenë të vendosur në çdo hapësirë të komunikimit sipas normave dhe rregulloreve teknike.